Për konventën |
Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje është marrëveshja ndërkombëtare më gjithëpërfshirëse në këtë fushë. Qëllimi i saj është instalim (vendosje) i zero tolerancës për forma të ndryshme të dhunës në të cilat janë të ekspozuara gratë. Konventa synon të nxitë ndryshime në mënyrën e të menduarit dhe mentalitetin e individëve, duke e ftuar tërë shoqërinë të bëjë ndryshimin e pikëpamjeve. Konventa vendose themel për instalim të veprave penale të reja, për parandalim efikas të dhunës, mbrojtje të viktimave dhe përndjekje të autorit të dhunës. Fton edhe në pjesëmarrje aktive të të gjitha institucioneve shoqërore relevante dhe organizatave të shoqërisë civile në bashkëpunim të definuar me rregulla dhe protokolle. Konventa e pranon (e njeh) dhunën mbi gratë si shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Në konventë është thënë se dhuna mbi gratë është manifestim i marrëdhënieve historikisht të pabarabarta të fuqisë mes femrës dhe mashkullit dhe është arsye për dominim të burrave dhe diskriminim ndaj grave. Konventa i obligon shtetet të cilat e kanë verifikuar të ndërmarrin masa ligjore dhe të tjera të domosdoshme për avancimin e të drejtave të grave, e sidomos masa për mbrojtje të të drejtave të viktimave të diskriminimit pa marrë parasysh bazën. Shtetet janë të obliguara të sigurojnë që organet shtetërore, përfaqësues, nëpunës, institucione dhe të gjithë aktorët tjerë të cilët veprojnë në emër të shtetit, të veprojnë në pajtim me obligimet e ndërmarra. Shtetet obligohen që me kujdesin e merituar të parandalojnë, hetojnë, dënojnë dhe të sigurojnë kompensim për vepra të dhunës të përfshira me këtë Konventë. |
Gjerësisht |
PARANDALIM Konventa është fuqimisht e orientuar në parandalim të dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje. Shtetet të cilat janë obliguar me Konventën duhet të sigurojnë: |
• Ndryshim të formave shoqërore dhe kulturore të marrëdhënieve ndërmjet grave dhe burrave për të çrrënjosur stereotipat dhe paragjykimet si dhe zakonet e traditat me të cilat gratë bëhen më pak të vlershme se burrat. • Implementim të fushatave për ngritje të vetëdijes publike për manifestim të ndryshëm të dhunës, pasojat e tyre dhe mospranimi i sjelljes së dhunshme. • Instalim të përmbajtjeve në sistemet arsimore përmbajtje të cilat kanë të bëjnë me barazinë ndërmjet grave dhe burrave, zgjidhje të konflikteve pa dhunë, dhunën mbi gratë, e drejta për zgjedhje dhe liri nga dhuna. • Trajnim i të punësuarve të cilët merren me viktimat ose autorët (kryerësit) e dhunës me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të dhunës, për nevojat dhe të drejtat e viktimave, për parandalim të lëndimit plotësues të viktimës (viktimizimi sekondar) • Instalim i programit për punë me autorët me siguri dhe mbështetje të plotë të viktimave. |
MBROJTJE DHE MBËSHTETJE E VIKTIMAVE Konventa kërkon të vendoset bashkëpunim efikas ndërmjet të gjithë organeve shtetërore: gjykatat, prokuroria publike, policia, institucionet sociale dhe shëndetësore, vetëqeverisja lokale, organizatat civile dhe të gjitha organizatat e personat relevantë që ofrojnë mbrojtje dhe mbështetje për viktimat dhe dëshmitarët për të gjitha format e dhunës të përfshira me Konventën. Shtetet obligohen që të gjitha masat për mbrojtje të viktimave të: |
• Bazohen edhe në kuptimin e dhunës mbi gratë dhe dhunën në familje nga perspektiva e të drejtave të njeriut. • Bazohen në qasje të integruar që i merr në konsideratë të gjithë aktorët dhe kontekstin më të gjerë • Orientohen në shmangien e përjetimit dhe lëndimit të viktimave • Orientohen kah përforcimi i pavarësisë ekonomike të grave viktima të dhunës • Përshtaten ndaj nevojave specifike të personat e rrezikuar dhe të jenë lehtësisht në dispozicion. |
Mbështetje për viktimat nuk guxon të varte nga gatishmëria e viktimave të paraqesin ndonjë autor ose të dëshmojnë kundër cilit do autor të dhunës. Masat themelore për mbështetje duhet të mundësojnë rimëkëmbje nga dhuna dhe të përfshijë: |
• Këshillim juridik dhe psikologjik • Ndihmë financiare • Banim • Arsim, trajnime dhe ndihmë për punësim |
SOS linjë telefonike falas duhet të jetë në dispozicion 24 orë, 7 ditë në javë, të mbulojë territorin e tërë shtetit dhe të jep këshilla në formë të besueshme (thirrje anonime) për të gjitha llojet e dhunës. Shërbimet e specializuara për mbështetje të viktimave të dhunës duhet të përfshijnë: |
• "Shtëpi të sigurta" që janë lehtësisht të arritshme për akomodim të sigurt dhe qasje proaktive ndaj grave dhe fëmijëve të tyre. • Qendra krize të përshtatshme, lehtësisht të arritshme për rraste të përdhunimit, gjegjësisht qendra për viktima të dhunës seksuale në të cilat në një vend mundësohen shërbime mjekësore, laboratorike dhe mjekoligjore. • Mbrojtje dhe mbështetje për fëmijët dëshmitarë të dhunës ndaj nënave të tyre. |
Policia obligohet që menjëherë dhe në mënyrë të përshtatshme të reagojë ndaj gjitha llojeve të dhunës të përfshira me këtë Konventë. Shteti obligohet që policia dhe organet tjera kompetente në situata të rrezikut të drejtpërdrejtë të sigurojë mandat për të lëshuar urdhëresë për autorin e dhunës në familje të largohet nga vendi i banimit të viktimës për një periudhë mjaft të gjatë kohore dhe t’ia ndalojë qasjen deri te vendbanimi i viktimës ose të bie në kontakt me viktimën. NDJEKJA DHE DËNIMI Me Konventën kërkohet që forma të ndryshme të dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje të jenë të dënueshme me ligj: |
• Të gjitha format e dhunës fizike • Dhunë psikike, kërcënime dhe detyrime • Dhunë ekonomike • përndjekje • Dhunë seksuale dhe shqetësim seksual • Martesë e dhunshme • Gjymtimi gjenital i grave • Aborti i detyruar dhe sterilizim i detyruar • Vepra të kryera në emër të ashtuquajturit "nder" • Ndihmë ose nxitej për të kryer veprat e përmendura |
Shtetet obligohen të ndërmarrin masa ligjore ose masa tjera të domosdoshme që këto vepra penale të jenë të dënueshme me sanksione të cilat janë efikase, proporcionale me veprën e kryer dhe i dekurajon për të kryer vepra të tilla. Kur është e domosdoshme sanksionet të përfshijnë edhe heqjen e lirisë. Shteti duhet të zbatojë edhe masa të tjera ndaj autorit, siç është mbikëqyrje të personave të gjykuar ose heqje të drejtës së të qenit prind nëse parimi i interesit më të mirë të fëmijës nuk mund të garantohet në mënyrë tjetër, që mund të përfshijë edhe siguri të viktimës. Shteti obligohet që gjatë përcaktimit të dënimeve në lidhje me veprat penale në bazë të kësaj Konvente do të ndërmerr masa përkatëse dhe do t’i marrin parasysh rrethanat në vijim: |
• Vepra penale të kryera ndaj bashkëshortes së mëparshme ose të tanishme ose të partneres nga ndonjë anëtar i familjes ose persona të cilët jetojnë bashkë me viktimën ose persona të cilët e keqpërdorin autoritetin • Vepra penale të përsëritura ose vepra të ngjashme • Vepra penale të kryera ndaj personave të cilët janë të rrezikuar për shkak të rrethanave të caktuara • Vepra penale të kryera ndaj fëmijës ose në prani të fëmijës • Vepra penale të kryera prej dy ose më tepër persona të bashkuar • Vepër penale të cilës i ka paraprirë ose pas së cilës ka pasur dhunë ekstreme • Vepër penale e kryer me përdorim të armës ose kërcënim me armë • Vepër penale me pasoja serioze fizike ose psikike për viktimën • Kur autori paraprakisht ka qenë i dënuar për vepra penale të ngjashme për nga natyra |
Ndalohet rekomandim për zgjidhje të obligueshme alternative të kontesteve, duke përfshirë edhe ndërmjetësimin, dhe pajtim në raste të cilës do formë të dhunës së përfshirë me këtë Konventë. Shteti obligohet që të gjitha procedurat hetimore në lidhje me veprat penale t’i zbatojë pa vonim të panevojshëm. Prej të gjitha organeve shtetërore kërkohet që patjetër të zbatojnë vlerësim të rreziqeve të sigurisë dhe të sigurojnë mbrojtje adekuate dhe mbrojtje e mbështetje të viktimës dhe dëshmitarëve të dhunës gjatë tërë kohës së procesit hetimor. Në gjendje të rrezikut të drejtpërdrejt, organe kompetente duhet të kenë mundësi ligjore të urdhërojnë largimin e dhunuesit nga vendbanimi dhe të shqiptojnë ndalesë për afrim deri te viktima. Shteti e ka për obligim të sigurojë implementim efikas edhe të masave tjera të ndalesës për afrim dhe mbrojtje. Procedurat për disa vepra penale të caktuara me këtë Konventë procedohen si detyrë zyrtare edhe pa paraqitje nga viktima dhe vazhdojnë madje edhe nëse viktima e tërheq deklaratën e vet gjegjësisht padinë (fletëparaqitjen). Viktimat në këto procedura mund të kërkojnë dhe të marrin mbështetje dhe këshilltarë nga organizatat qeveritare dhe joqeveritare. Shteti obligohet të ndërmerr një sërë masash me të cilat garantohen dhe mbrohen të drejtat dhe interesat e viktimës. Shteti obligohet të ndërmerr masa që personat vendbanimi i të cilëve varet nga statusi bashkëshortor të marrin leje për qëndrim individual pa marrë parasysh kohëzgjatjen e martesës gjegjësisht lidhjes. Gjithashtu shteti obligohet që të ndërmerr masa që dhuna në baza gjinore mbi gratë të pranohet si formë e përndjekjes si dhe ndalesë për largimin e grave të cilat janë të ekspozuara në kësi lloj dhune. POLITIKA TË INTEGRUARA TË PËRCJELLJES Konventa thekson se asnjë organ i veçantë, institucion ose organizatë nuk mund vetë ta zgjidhë problemin me dhunën mbi gratë dhe dhunën në familje. Për përgjigje efikase nevojitet bashkëpunim dhe koordinim i të gjitha organeve shtetërore, institucioneve dhe organizatave civile relevante. Nga Qeveria, Kuvendi dhe vetëqeverisja lokale pritet që të dërgojnë porosi të qartë deri te shoqëria në përgjithësi se dhuna- asnjë lloj dhune- nuk është mënyrë e zgjidhjes së problemeve. Të gjithë duhet të kuptojnë se në të ardhmen dhuna mbi gratë dhe dhuna në familje nuk do të tolerohet. Shtetet obligohen të caktojnë ose formojnë një ose më tepër trupa dhe duhet të koordinojnë, zbatojnë, përcjellin dhe t’i vlerësojnë politikat dhe masat për parandalim të të gjitha llojeve të dhunës të përfshira me këtë Konventë. Obligim i këtyre trupave është të grumbullojë të dhëna, të bëjë analiza dhe të publikojë rezultatet. Shtetet obligohen të sigurojnë mjete financiare përkatëse dhe resurse njerëzore për implementim adekuat të politikave të integruara, masa dhe programe për parandalim të të gjitha formave të dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, duke i përshirë edhe ato të cilat i zbatojnë organizatat civile. Për të përcjellë se si shtetet i përmbushin obligimet e parapara me Konventën në Këshillin e Evropës do të formohet grup punues ekspertësh (GREVIO) të cilët do t’i analizojnë raportet të cilat shtetet i përgatisin çdo katër vite. Njëkohësisht grupi punues do të merr informata dhe raporte edhe nga organizatat civile. Nëse informatat janë të pamjaftueshme ose ndonjë çështje kërkon vëmendje të veçantë anëtarët e grupit punues të Këshillit të Evropës do të mund ta vizitojnë shtetin dhe të kërkojnë përgjigje. Ky grup punues do t’i miratojë raportet, të cilat do të duhet t’u ndihmojnë shteteve që më mirë t’i zbatojnë të gjitha dispozitat e Konventës. Raportet do të parashtrohen deri te Komiteti i shteteve anëtare të Këshillit të Evropës i cili e miraton raportin e grupit punues. Konventa i fton Kuvendet Nacionale të përfshihen në përcjelljen e vazhdueshme të implementimit të dispozitave të Konventës. |
Promovimi i Konventës: Jose Mendes Bota (video kontribut) Johanna Nelles (video kontribut) |
Informata tematike Doracak për deputetë |
Dokumente Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje |